Basti i Ancelottit: Dorëzoj licencën e trajnerit nëse nuk i shënon Valverde 10 gola

Fede Valverde po kalon një moment fantastik te Real Madrid. Pas golit të shënuar ndaj Mallorca në kampionat, uruguaiani realizoi edhe në Champions League kundër Leipzig.

Për mesfushorin është goli i tretë sezonal me madrilenët në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që pritshmëritë e tij nga trajneri Carlo Ancelotti janë të mëdha. Tekniku italian pret të tjerë gola deri në fund të sezonit.

“I kam thënë Valverde, se nëse nuk shënon të paktën 10 gola, do dorëzoj licencën e trajnerit dhe do largohem”, është shprehur Carlo Ancelotti, pas ndeshjes së ditës së mërkurë në Champions League kundër Leipzig.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?