Bastoni entuziast: Kur jemi të bashkuar, është e vështirë të na mundin!

Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit, është shprehur entuziast pasi eliminoi Juventusin në gjysmëfinalen e Kupës.

“Kur jemi të bashkuar, është e vështirë për të gjithë që të na mundin. Tani vëmendja është te sfida me Lazion. Me ta do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme.

Duhet të jemi të përqendruar në kampionat, sepse është shumë e rëndësishme ta mbyllim sezonin mes katër skuadrave më të mira”, deklaroi Bastoni. Interi në finalen e Kupës me shumë mundësi do të përballet me Fiorentinën, që luan sot sfidën e kthimit me Cremonesen. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?