Bayeni merr hak ndaj Freiburg me një perlë të de Ligt, Dortmundi mund Union Berlin (VIDEO)
Bayerni hakmerret shumë shpejt pas eliminimit nga Kupa nga skuadra e Freiburgut. Skuadra bavareze ka arritur një fitore minimale në duelin e luajtur ditën e sotme. Ndeshjen e vendosi një super gol i shënuar nga de Ligt.
Mbrojtësi holandez la prapavijën në minutën e 51-të për të lëshuar një “bombë” nga distanca e cila do të përfundonte në trekëndësh. Bayerni administroi deri në fund rezultatin dhe mban kreun e renditjes me 58-ë pikë, dy më shumë se Dortmundi.
Verdhezinjtë ndërkohë morën një sukses të vuajtur 2-1 ndaj Union Berlin. Malen zhbllokoi ndeshjen në minuan e 28-të, ndërkohë që Behrens do të barazonte në pjesën e dytë. Gjithsesi Dortmund do të gjente sërish avantazhin me Moukoko. /R.Lika-Koha Jonë/
https://twitter.com/i/status/1644712774067527680
KOHA JONË SONDAZH

