Bayer Leverkusen “në skenë”, Lorik Cana shihet si përforcim për Champions

Ditë vendimtare për të ardhmen e Kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, teksa intensiteti i klubeve që e kërkojnë është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Mediat italiane raportojnë se Lorik Cana është drejt largimit zyrtar nga Lazio dhe për të në fakt nuk mungojnë ofertat. Për interesimin e tij klubi më interesuar është Schalke 04, por siç bën të ditur në versionin e saj të printuar “Il Messagero”, lajm që e përcjell më pas edhe “TuttoMercatoëeb” veç “bluve mbretërorë” në ndjekje të Lorikut është dhe një klub tjetër i Bundesligës, pikërisht Bayer Leverkusen.

Ky klub do të luajë këtë vit në Champions League duke e nisur nga ndeshjet e Play-off, pasi e përfundoi kampionatin në vendin e 4-ët të klasifikimit dhe Cana ka më tepër interes për këtë të dytën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lorik Cana ka pranuar publikisht pëlqimin e tij për Bundesligën si një preferencë e lindur për shkak të futbollit që aplikohet aty, mënyrës se si e përjetojnë tifozët futbollin, por padyshim dhe ambicies për të vijuar një tur prestigji në kampionatet më të fortë të Europës pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë, Premier League angleze, Superligën turke dhe së fundmi dhe Serinë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi për sa i përket të ardhmes së Canës, tashmë 31-vjeçar nuk përjashtohet edhe një pistë më ekzotike, pasi mediat italiane konfirmojnë interesimin e fortë në drejtim të tij edhe nga disa klube të MLS, Ligës Amerikane të Futbollit, aty ku po investohet gjithmonë e më shumë për të rritur popullaritetin e kësaj loje dhe ku aktivizohen tashmë disa nga yjet më të famshëm të futbollit europian.

Cana ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm me Lazio dhe presidenti Lotito kërkon të përfitojë një shumë financiare që sipas mediave italiane është të paktën 1 milionë euro nga transferimi i tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?