Bayern bën gati 120 milionë euro për yllin e Juves

Paulo Dybala mund të largohet merkaton e verës nga skuadra e Juventusit. Numri 10 i Juventusit ishte në stolin e rezervave në ndeshjen ndaj Napolit, dhe nuk ka aspak marrëdhënie të mira me trajnerin Allegri.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bayern Munich ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas dhe është gati për t’i ofruar plotë 120 milionë euro Juventusit për ta lënë të lirë.

“La Joya” në ditët e fundit është përfolur për një shkëmbim të mundshëm me Icardin, por duket më e mundshme një transferim jashtë Italisë, atje ku skuadra gjermane duket e gatshme për ta rrëmbyer në rast se do të dështojë që të kalojë Liverpoolin në Champions. Dybala nuk është më i paprekshëm te skuadra e Juventusit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?