Bayerni arrin akordin me mbrojtësin e Napolit, do të paguajë 70 milionë euro

Placeholder Image

Bayern Munich është shumë pranë zyrtarizimit të mbrojtësit korean, Kim Min Jae të Napolit. Sipas një raportimi të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, klubi gjerman ka arritur marrëveshjen personale verbale me mbrojtësin e kampionëve të Italisë për një kontratë 5-vjeçare, nga e cila ai pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro euro në sezon.

Drejtuesit e Bayernit do të paguajnë klauzolën 70 milionë euro, teksa kanë arritur edhe akordin total me agjentin e qendërmbrojtësit. Detajet konkrete do të zbulohen në orët apo ditët në vijim, ku do të mbyllet dhe marrëveshja.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?