Bayerni bën “biznes” me James Rodriguez, ja strategjia e bavarezëve

James Rodriguez mund të mos ta shohim me fanellën e Bayern Munich në sezonin e ri. Mediat në Spanjë raportojnë se bavarezët do të paguajnë shifrën e 42 milionë eurove që kanë si detyrim nga Realit për të zotërurar kartonin e plotë, por më pas do të bëjnë biznes me të.

Trajneri i ri i kampionëve të Bundesligës, Niko Kovac nuk e shikon James si një lojtar thelbësor për ekipin gjerman, edhe pse vazhdimësia e tij aty nuk do të ishte problem. Strategu 46-vjeçari i jep dritën e gjelbër drejtuesve të klubit që të bëjnë biznes me 27-vjeçarin, që me shumë mundësi do të kalojë në Premier League.

Mesfushori kolumbian mund të transferohet para 31 gushtit te Liverpool, Chelsea ose te Arsenali për një shifër që shkon rreth 60 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?