Bayerni bën gati 35 milionë euro për talentin që po shkëlqen në Kupën e Botës
Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë, teksa Botërori e ka ndihmuar edhe më shumë për të bërë një lëvizje në merkato. Emri më i përfolur në Gjermani, është talenti francez Benjamin Pavard.
Mbrojtësi ka qenë një ndër zbulimet e turneut që po zhvillohet në Rusi me Gjelat” dhe duke ndihmuar ekipin të kalojë në çerekfinale me një nga golat më të bukur të Botërorit.
Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare europiane, por sipas Bild, bavarezët janë në krye të garës për firmën e lojtarit. Për të transferuarmbrojtësin e djathtë, trajneri i ri i Bayern, Niko Kovac, mund të zgjedhë të aktivizojë klauzolën 35 milionë euro të lirimit të lojtarit. Por ajo bëhet aktive vetëm vitin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

