Bayerni bën ofertën e parë zyrtare për Harry Kane
Bayern Munich duket se ka hequr dorë nga Victor Osimhen, pasi janë lodhur nga rezistenca e Napolit. Kampionët e Gjermanisë tashmë kërkojnë Harry Kane, të cilin e kanë në krye të listës së dëshirave për të zëvendësuar Lewandowskin, të larguar verën e kaluar.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, bavarezët kanë dorëzuar një ofertë zyrtare në drejtim të Tottenham për sulmuesin anglez.
Oferta është 70 milionë euro plus bonuse, por që duket se është refuzuar nga “Spurs”-at. Klubi anglez e konsideron një shifër më e ulët se sa ata kërkojnë për kartonin e Harry Kane.
🚨 EXCLUSIVE: Bayern Munich have today submitted an official proposal to sign Harry Kane from Tottenham Hotspur. #FCBayern written offer to #THFC for 29yo striker worth €70m + add-ons. England captain has 1yr left of existing Spurs contract @TheAthleticFC https://t.co/2EDdre3uiG
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 27, 2023
KOHA JONË SONDAZH

