Bayerni bën ofertën për Vlahovic, por Juventus kërkon 80 milionë euro

Dusan Vlahovic mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Juventusit ndaj Empolit. Sulmuesi 23-vjeçar i bardhezinjve me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën në fund të sezonit “Zonjës së Vjetër”.

Duke qenë se Juventusi nuk do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League, Vlahovic mund të largohet. Sipas “Sportmediaset”, ish-sulmuesi i Fiorentinës do të veshë fanellën e Bayern Munich sezonin tjetër.

Oferta e kampionëve të Gjermanisë për shërbimet e Vlahovic është 50-60 milionë euro. Nga ana tjetër, bardhezinjtë nuk do ta linin të lirë sulmuesin serb për më pak se 80-90 milionë euro. Këtë sezon, Vlahovic në 27 paraqitje në Serie A, ka arritur të shënojë vetëm 10 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?