Bayerni eliminon Messin dhe Mbappe, shkon në çerekfinalen e Champions League (VIDEO)

Bayern Munich triumfon edhe në ndeshjen e kthimit ndaj PSG dhe siguron një biletë për në çerekfinale të Champions League. Skuadra e Nagelsmann, mbrëmjen e sotme fitoi 2-0 në “Allianz Arena”.

Ishte një duel i bukur, që në fakt do të dominohej nga ekipi i Galtier në pjesën e parë, por De Ligt në dy raste dhuroi spektakël duke shpëtuar ekipin e tij nga dy gola të sigurt. Në fillimin e pjesës së dytë, Bayerni do të shënonte me Choupo-Moting, por arbitri e anuloi për shkak të një pozicioni jashtë loje të Muller.

Gjithsesi goli nuk vonoi. Në minutën e 61-të, Verrati gabon rëndë duke i dhuruar një top skuadrës bavareze. Goretzka tregohet altruist brenda zonës duke i dhënë mundësinë Choupo-Moting që ta ketë të thjeshtë shënimin e golit. PSG më pas hasi shumë vështirësi për të krijuar raste shënimi, duke përjashtuar një pritje fantastik të Sommer ndaj Sergio Ramos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e kohë së rregullt, pas një kundërsulmi perfekt, Cancelo jep asist për Gnabry, i cili do të shënonte me të majtën. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?