Bayerni fiton me vuajtje ndaj Werderit, ruan kreun e renditjes (VIDEO)

Bayerni koleksionon 3 pikë të tjera që e afrojnë edhe më shumë me titullin në Bundesligë. Skuadra bavareze mori një sukses 2-1 me vuajtje në transfertën ndaj Werder Bremen.

45-minutat e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura. Në minutën e 62-të, Gnabry do të realizonte golin e avantazhit pas një asisti që mori nga Musiala. 11 minuta më pas do të ishte Leroy Sane që do të dyfishonte shifrat.

3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Schmidt shkarko të djathtë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Sommer. Pavarësisht këmbënguljes së vendasve, asgjë nuk do të ndryshonte deri në fundin e kohës së rregullt. Bayerni ruan kreun me 65 pikë, 4 më shumë se Dortmundi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?