Bayerni gjithnjë e më pranë Kane, gati të ofrojë 100 milionë euro

Bayern Munich është gjithnjë e më shumë pranë transferimit të sulmuesit të Tottenham, Harry Kane. Sulmuesi anglez ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe mund të largohet nga Tottenham me parametra zero sezonin e ardhshëm, kështu që klubi anglez është i hapur për ta shitur tashmë në verë, por vetëm me një ofertë të majme.

Pak javë më parë, Bayern ofroi 70 milionë euro, por oferta u refuzua nga Tottenham, pasi kërkon të paktën 100 milionë për ta lënë të lirë. Bayern Munich duket se është i gatshëm për ta ofruar, dhe së shpejti pritet edhe njoftimi zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?