Bayerni heq dorë përfundimisht nga Osimhen

Super oferta për Victor Osimhen nëse arrin nuk do të vijë nga Gjermania. Siç raporton gazeta La Repubblica, Bayern Munich është tërhequr nga gara për qendërsulmuesin e Napolit, duke i konsideruar kërkesat financiare të Aurelio De Laurentiis si shumë të larta.

Presidenti i “të Kaltërve” dëshiron ta mbajë lojtarin dhe ka propozuar një rinovim deri në vitin 2027 me përmirësim të pagës dhe klauzolës së largimit. Mediat italiane bëjnë me dije se numri një i Napolit kërkon 180 milionë euro, një shifër që konsiderohet shumë e ekzagjeruar nga Napoli.

Vetë futbollisti në një intervistë të dhënë së fundmi ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Napoli ku ndihet si në shtëpinë e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?