Bayerni hidhet në sulm për Vlahovic, ofron dhe një mbrojtës
Bayern Munich është në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowskin. Një nga objektivat primar është Dusan Vlahovic. Klubi gjerman është i gatshëm për të negociuar me Juventusin për shërbimet e yllit serb, por pa shpenzuar 80 milionë eurot e kërkuara nga bardhezinjtë për të.
Bayern po përpiqet të bindë Juventusin me të gjitha mënyrat edhe pse nuk do ta ketë të lehtë. Sipas “Sportmediaset”, kampionët e Gjermanisë i kanë propozuar “Zonjës së Vjetër” mbrojtësin Benjamin Pavard dhe një shumë të konsiderueshme parash për të arritur te sulmuesi 23-vjeçar.
Gjithashtu, Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi anësor sepse Juan Cuadrado me shumë gjasa do të largohet në verë. Pavard është një nga alternativat më të mira, i cili pëlqehet edhe nga Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

