Bayerni këmbëngul për Harry Kane, Tottenham fikson çmimin për ta lënë të lirë
Bayern kërkon të transferojë me çdo kusht këtë verë Harry Kane, por deri më tani nuk ka bërë ofertën e duhur. Skuadra e Tottenham nuk pranon më pak se 100 milionë paund për kartonin e 29-vjeçarit.
Në krahun tjetër, sulmuesi anglez nuk do të rinovojë kontratën e tij me Spurs, me aktualen që skadon në qershorin e vitit 2024, kështu që londinezët do të provojnë të marrin sa të munden nga kartoni i “bomberit”.
Kane kërkon largimin vetëm te “bavarezët” e Bayern Munich, teksa i shikon gjermanët si ekipin perfekt për të çuar edhe më lart karrierën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

