Bayerni mund pastër Hertha Berlin, rimerr kreun e Bundesligës (VIDEO)
Sporti E Diel, 30 Prill 2023 17:45
Bayern Munchen rikthehet të fitorja dhe në kryesimin e Bundesligës, teksa në javën e 30-të ka fituar pastër 2-0 ndaj Hertha Berlin.
Ishte Gnabry, i asistuar nga Kimmich, ai i cili në minutën e 69 zhbllokoi sfidën, ndërsa Coman vetëm 10 minuta më pas realizoi golin e dytë për vendasit.
Bayerni tashmë kryeson me 62 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, që këtë fundjavë u ndal në barazim të premten.
KOHA JONË SONDAZH

