Bayerni ndalet ndaj Hoffenheim, Dortmund barazim spektakolar me Stuttgardin (VIDEO)
Bayerni dhe Dortmundi këtë fundjavë janë ndalur në barazime. Skuadra bavareze nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hoffenhaim. Pavard zhbllokoi duelin në minutën e 17-të dhe u duk se do të ishte e thjeshtë, por nuk rezultoi kështu. Kramaric në minutën e 71-të do të shtangte tifozerinë bavareze, duke realizuar golin e barazimit. Ekipi i Tuchel vijon të vuajë shumë në këtë fazë të sezonit.
Dortmundi nuk arrin të përfitojë, pasi verdhezinjtë barazuan 3-3 ndaj Stuttgartit. Verdhezinjtë do ta nisnin mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola me Haller dhe Malen, në harkun e pak minutave. Vendasit ndërkohë mbetën dhe me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Mavropanos.
Gjithsesi në pjesën e dytë, Stuttgard do të shënonte dy gola me Coulibaly dhe Vagnoman duke shokuar verdhezinjtë. Emocionet nuk kishin marrë vund këtu, pasi në kohën shtesë të ndeshjes Dortmundi do të shënonte sërish me Reyna, por vendasit do të barazonin në minutën e 97-të me Silas.
KOHA JONË SONDAZH

