Bayerni në kërkim të një sulmuesi, synohet dhe mesfushori i Juves
Largimi i Robert Lewandowski ka lënë një boshllëk që Bayern Munich nuk ka arritur ta mbushë. Klubi gjerman rrezikon që të dalë duar bosh këtë sezon pas një viti të trazuar, të mbushur me gabime të shumta.
Objektivi kryesor në merkaton e verës do të jetë blerja e një sulmuesi të madh që mund të zëvendësojë largimin e sulmuesit polak një vit më parë. Sipas informacioneve të raportuara nga Sport BILD , “favoriti” është Randal Kolo Muani; Transferimi nga Eintracht nuk do të jetë i lehtë, por bavarezët tashmë kanë një marrëveshje parimore me francezët.
Alternativat janë Harry Kane dhe Julian Alvarez, ndërsa mundësia e blerjes së Victor Osimhen tashmë duket se është pothuajse e përjashtuar. Nga Seria A, nga ana tjetër, mund të mbërrijë Adrien Rabiot, të cilit i skadon kontrata me Juventusin gjatë kësaj vere. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

