Bayerni nuk ka mëshirë për asnjë, luan “tenis” ndaj Mainz-it (VIDEO)
Bayerni i Mynihut vazhdon të tregojë se në Gjermani nuk ka rivalë. Kampionët e Gjermanisë arritën një fitore tenistike 6-1 ndaj Mainzit. Bavarezët u gjendën në disavantazh që në minutën e 6-të, pas një “përgjumje” në mbrojtje. Reagimi i kampionëve të Gjermanisë do të vinte në fundin e fraksionit të parë, fillimisht me Pavard që merr një asist nga Perisic, ndërkohë që në minutën e 45-të, Alaba shënoi nga goditja e dënimit.
Në fillimin e fraksionit të dytë, Ivan Perisic shënoi me kokë, duke kompletuar një ndeshje fantastike për të. Në minutën e 64-t, do të ishte radha e Kingsley Coman për të shënuar golin e katërt pas një rrëmuje në zonën e Mainzit.
Në një ndeshje të tillë nuk mund të mungonte në listën e shënuesve as bomberi Lewandowski, i cili realizoi me një kthesë fantastike, ndërkohë që goli i 6-të u shënuar nga Alphonso Davies. Pas 3 javëve të para, bavarezët ngjiten në kuotën e 7 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

