Bayerni përgatit revolucionin në verë, 7 futbollistë drejt largimit

Bayerni arriti të fitonte titullin e 11-të radhazi kampion në Bundesligë, por sezoni nuk ishte aspak pozitiv. Te skuadra bavareze po mendojnë për revolucion, teksa 7 lojtarë pritet të largohen.

Anësorët e Bajernit janë të parët në listën e merkatos, me Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry që raportohet se ju është treguar dera e largimit sipas Bild. Mbrojtësi i djathtë Bouna Sarr, portieri Alexander Nubel dhe mesfushori Marcel Sabitzer huazimi i të cilit te Manchester United përfundon me mbylljen e sezonit, gjithashtu janë të lirë të largohen.

Ndërkohë lista prej 7 emrash kompletohet me Benjamin Pavard i cili ka zgjedhur të mos zgjasë kontratën e tij me bavarezët. Futbollisti francez që ka zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Liverpool mund të largohet menjëherë nëse një klub i ofron Bayernit 30 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se firmosën me Mane vetëm verën e kaluar, gjigantët e Bundesligës janë gati të dëgjojnë ofertat për sulmuesin 31-vjeçar. Ndërkohë Manchester United po monitoron situatën e Leon Goretzka, me futbollistin gjerman që pritet të largohet nëse nuk i garantohet një vend në skuadrën e parë nga Tuchel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?