Bayerni pëson humbje shokuese ndaj Leipzig, rrezikon të humbasë titullin (VIDEO)
Bayerni merr një goditje të rëndë në javën e fundit, duke rrezikuar tashmë që ta humbasë titullin kampion. Skuadra e Tuchel pësoi një humbje të rëndë 1-3 në shtëpi, me përmbysje në duelin ndaj Leipzig.
Ishte një ndeshje që në fakt do të niste më mirë për skuadrën bavareze. Në minutën e 25-të, Gnabry lëshon një goditje të fortë që do të ndalej në fundin e rrjetës.
Pjesa e dytë ndërkohë do të ishte një katastrofë për kampionët e Gjermanisë. Laimer shënoi golin e barazimit në minutën e 65-të, ndërkohë që 10 minuta më pas Nkunku do të shënonte golin e dytë. 5 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Mazroiu prek topin me dorë duke i dhënë mundësinë Szoboszlai që të shënonte nga pika e bardhë.
Bayerni për momentin mbetet në krye të renditjes me 68 pikë, 1 më shumë se Dortmundi, por nëse verdhezinjtë fitojnë nesër ndaj Augsbugut, atëherë do të merrnin kreun e renditjes, kur mbetet vetëm një javë nga fundi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

