Bayerni zhytet në krizë, Mainz e mund me përmbysje spektakolare (VIDEO)
Bayerni konfirmon momentin e vështirë që po kalon në drejtimin Tuchel, teksa ka pasuar një humbje shokuese 3-1 me përmbysje nga Mainz. Edhe pse u duk se gjithçka po shkonte mirë pas golit të shënuar nga Sadio Mane në 45 minutat e para, në pjesën e dytë ekipi bavarez do të ishte hije e vetvetes në fushë.
Ajorque do të shënonte në minutën e 65-të një gol me kokë pas një pritje të Sommer. Mainz nuk u ndal këtu, pasi në minutën e 73-të, Barreiro realizoi me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që 6 minuta më pas Martin shënoi nga distanca golin e tretë dhe të sigurisë.
Tashmë Tuchel me këtë humbje rrezikon shumë shkarkimin nga drejtimi i ekipit, teksa Bayerni mund të kalohet në renditje nëse Dortmundi mund Frankfurtin sonte në mbrëmje. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

