FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Befasia/ Sezoni i ri i Formula 1, Hamilton parashikon fituesin

Dhjetë ditë na ndajnë nga fillimi i kampionatit të Formula 1, teksa Leëis Hamilton nga ngritur alarmin në shtëpinë e Mercedez. Kampioni në fuqi i F1 thotë se makina e tij nuk është optimale dhe është një hap pas Ferrarit. Britaniku beson se Vettel mund ta fitojë garën e parë në Australi, pasi makina italiane është gjysëm sekondi më e shpejtë, por mund të rikuperohet me kalimin e kohës.

“Vitin e kaluar ata kishin një makinë të mirë, por këtë sezon ata kanë bërë akoma më mirë. Makinat e sotme kanë një potencial zhvillimi këtë sezon dhe kjo do ta ndihmojë për tu përmirësuar edhe më shumë. Kjo do të thotë se nga gara në garë të jemi më pranë Ferrarit. Rivalët besoj se do ta fitojnë garën e parë, por ne do të festojmë në fund. Atëherë ka më tepër rëndësi”-tha Hamilton.

Kjo situatë nuk është diçka e re për Hamilton, i cili shfaqet optimist për të ardhmen e afërt, ndërsa theksoi se detajet janë ato që do të bëjnë diferencën në pistë.

“Edhe më parë jemi gjendur në këtë situatë dhe ia kemi dalë mbanë. Këtë vit nuk janë vetëm Ferrari dhe Mercedez, por edhe makina të tjera që do të kenë rolin e tyre në rezultatin final. Kjo thjeshtë do të thotë se duhet të punojmë më shumë. Kush përmirësohet nga gara në garë dhe përfiton nga situatat do të triumfojë. Detajet janë të rëndësishme në punën tonë, ndaj duhet të përfitojmë nga çdo bonus që mund të dal.”-u shpreh britaniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?