FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Befason De Biasi, ja çfarë deklaron pas humbjes me Spanjën

Xhani De Biazi ka bërë një deklaratë tepër të çuditshme pas ndeshjes për mikrofonin e TVSH. I pyetur pse ekipi nuk gjuajti në portë, tekniku i kuqezinjve tha se edhe spanjollët nuk e bënë një gjë të tillë.

“Nuk gjuajtëm ne? As ata nuk gjuajtën shumë në portë. Mendoj se në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë. Bëmë një gabim e na ndëshkuan. Kanë një skuadër që ka shumë cilësi në mbajtjen e topit, nuk është e lehtë t’i barazosh. Pastaj po të gjetën të zbuluar të godasin”.

“Ne nuk duhet të mbajmë topin, duhet ta luajmë shpejt se ndryshe të presojnë. Në futboll duhet të luash me shpejtësi. E kemi bërë më mirë punën në pjesën e dytë, por goli i pësuar na hoqi përgjegjësinë dhe u munduam të bënim diçka ndryshe. Sigurisht, të luash një ndeshje ndaj një skuadre të tillë nuk është e lehtë, e keqja është se e pësuam ne golin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

A mund të bënim më shumë?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mund të bënim më shumë, por mendoj se u paraqitëm mirë në pjesën e parë, thuajse nuk i lamë asgjë kundërshtarit. Fatkeqësisht në pjesën e dytë kemi bërë këtë gabim. Pastaj kur je në disavantazh ndaj tyre është problem. Ata kanë forcë mbrapa, shpejtësi. U munduam t’i kundërsulmonim në shpejtësi, por nuk ia dolëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?