FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Begaj: Dola kampione bote e dëmtuar, por urimet…

Lajmi më i bukur këto ditë padyshim që është ajo e kampiones Romela Begaj por edhe më i trishtë pasi kampionen nuk e ka uruar asnjëri personalisht për këtë arritje historike.

Kampionia e Botës në peshëngritje Begaj rrëfen për ”Report Tv”, emocionet e dy medaljeve të fituar në Botërorin Amerikan. Ajo dhuroi spektakël në Anaheim duke bërë historinë e peshëngritjes shqiptare pasi u shpall kampione Bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh.

Si për ironi, kampionen e kanë uruar përmes rrjteve soiciale por qëpersonalisht nuk e ka kontaktuar askush. ”Aktualisht ndodhem në Greqi ku po kurohem pas dëmtimit. Kam marrë shumë urime pas suksesit. Objektivi është Europiani që zhvillohet në Shqipëri, pasi është një garë shumë e rëndësishme”,-deklaroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romela Begaj siguroi medaljen e arit në stilin e shkëputjes me 107 kg dhe nënkampione në dygarësh me 235 kg në Botërorin e peshëngritjes që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?