Belgjika “bllokohet” nga Japonia, pa gola në 45 minutat e para

Ndeshja nis me ritëm të kënaqshëm, teksa me kalimin e minutave Belgjika shton presionin ndaj Japonisë. Carrasco në dy raste nuk godet edhe pse është në pozicion të favorshëm, ndërkohë që në minutën e 25-të Lukaku nuk arrin që të shfrytëzojë një top shumë të mirë të ardhur nga Meunier.

Kompany 3 minuta më pas bën rolin e mbrojtësit edhe në sulm, duke mos shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë përballë portierit japonez. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Sako goditi brenda zonës, teksa portieri Courtois i shpëtoi topi duke rrezikuar që të pësonte një gol qesharak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?