Belgjika fitore në “frymën e fundit”, Japonia e mbyll mes lotësh Botërorin (VIDEO)

Belgjika ka fituar vetëm në sekondat e fundit ndaj Japonisë, duke fituar 3-2. Një sukses në shumë i vështirë për të besuarit e Martinez që u gjendën në disavantazhin e dy golave.

Ndeshja nis me ritëm të kënaqshëm, teksa me kalimin e minutave Belgjika shton presionin ndaj Japonisë. Carrasco në dy raste nuk godet edhe pse është në pozicion të favorshëm, ndërkohë që në minutën e 25-të Lukaku nuk arrin që të shfrytëzojë një top shumë të mirë të ardhur nga Meunier.  Kompany 3 minuta më pas bën rolin e mbrojtësit edhe në sulm, duke mos shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë përballë portierit japonez. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Sako goditi brenda zonës, teksa portieri Courtois i shpëtoi topi duke rrezikuar që të pësonte një gol qesharak.

Pjesa e dytë nis me një ritëm të frikshëm, por Japonia gjen e para rrugën e rrjetës në minutën e 48-të, me me Haraguchi, i cili u gjend i vetëm përballë Courtois, duke e dërguar topin në cepin e portës. Belgët reaguan me Hazard, por goditja e fuqishme e tij në hyrje të zonës u ndal nga shtylla. Surprizat vijuan teksa Japonia gjeti edhe golin e dytë në minutën e 51-të me Inuin, i cili shënoi një super gol.  Belgjika ka rihapur ndeshjen ndaj Japonisë, duke shënuar golin e parë me Vertoghen në minutën e 69-të, i cili ishte me fat, pasi u nis fillimisht që të krosonte në zonë për shokët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 74-t, Belgjika shënoi edhe golin e barazimit me Fellainin, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim fantastik të Hazard nga krahu i majtë. Skuadra e Martinez mori zemër nga goli, teksa 5 minuta nga fundi, Lukaku humbi një shans të artë përballë portierit Kawashima, që ndali disa sekonda më parë edhe Chadli me kokë. Në krahun tjetër edhe Japonia u shfaq rrezikshëm në disa raste, por portieri Courtois në disa raste shpëtoi portën e tij nga gola të sigurt. Në sekondat e fundit të shtesës, pas një kundërsulmi të shpejtë, Meunier dha një asist fantastik për Chadli, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?