Belgjika shumë e fortë për Anglinë, e mbyll me medalje bronzi Botërorin në Rusi (VIDEO)

Belgjika e mbyll me spektakël Kupën e Botës. Skuadra e Roberto Martinez ka fituar pastër 2-0 finalen e vogël ndaj Angli, një ndeshje që e kanë dominuar për pjesën më të madhe. Belgët ishin dominues në 45-minutat e para duke krijuar disa herë mundësi të rrezikshme me Hazard dhe Lukakun. Në minutën e 4-t ndërkohë u shënua goli i avantazhit me Meunier, i cili konkretizoi një aksion perfekt nga e majta e Chadli.
Anglia provoi të reagonte në pjesën e dytë, por më i rrezikshmi i tyre Dier, u ndal në momentin e fundit nga Kompany kur topi po shkonte në rrjetë. Në minutën e 81-të, Eden Hazard pas një aksioni të bukur me një shmangie të lehtë ka dalë përballë portierit Pickford, por sulmuesi i Chelsea-t është mjaft i ftohtë, duke e dërguar topin në cepin e portës.
Në këtë mënyrë Anglia e mbyll në vendin e tretë në Kupën e Botës, ndërkohë që Anglia tregon dukshëm dobësi në duele të forta. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

