Benzema largohet mes lotësh nga Reali, Perez krenohet: Askush s’ka fituar më shumë se ty këtu!
Sot është mbajtur konferenca e lamtumirës së Karim Benzema nga Real Madrid pas 14 vitesh.
“Ishte një rrugë e mirë në jetën time. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë falë presidentit. Kur të pashë thashë ‘ai është njeriu që ka sjellë Ronaldon dhe Zidanin’ . Është e pabesueshme. Sot është koha për të shkuar dhe për të parë një histori tjetër. Më e rëndësishmja për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar si fëmijë”, nisi Karim t’i drejtohej Florentino Rérez .
Presidenti i “los blancos”, Perez foli në këtë ditë të veçantë duke i dhënë dhe ai lamtumirën “Topit të Artë”.
“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, në të cilën më vijnë në mendje kujtimet dhe emocionet e përjetuara në këto 14 vite. Pas njoftimit të lamtumirës së Benzemasë, pashë një ndjenjë të madhe trishtimi te tifozët madrilenë dhe tifozët e futbollit të cilët u prekën nga magjia e një lojtari të tillë.
I dashur Karim, je bërë një nga më të mirët e të gjitha kohërave te Real Madrid. Por edhe sot është një ditë për të qenë i lumtur, ju keni hyrë në historinë e klubit si një nga legjendat e mëdha. Askush nuk ka fituar më shumë se ju në Real Madrid.” – u shpreh Florentino Perez.
Karim Benzema u transferua te Real Madrid në vitin 2009 nga Lyon për shifrën e 35 milionë euro.

KOHA JONË SONDAZH

