Benzema nuk stërvitet me grupin, pritet të mungojë në derbin ndaj Atleticos
Karim Benzema pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë të Champions League në transfertë ndaj Celtic dhe ende nuk është rikthyer në stërvitje me skuadrën.
Edhe pse fillimisht u mendua se ai do të rikthehej shpejt, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Sipas të gjitha gjasave, sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Atleticos në “Metropolitano”, që ishte dhe sfida e vendosur si afat për rikthimin.
Benzema është futbollisti kryesor i Real Madridit në sezonet e fundit, teksa Reali nuk ka asnjë lojtar për ta zëvendësuar si sulmues qëndror.
KOHA JONË SONDAZH

