FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beppe Marotta përgatit “bombën” e verës, superlojtari drejt Interit me kosto zero

Mario Gotze mund të ishte goditja e madhe e Interit në merkaton e verës që uli siparin vetëm pak ditë më parë. Mesfushori gjerman u kërkua nga gjiganti italian në formulën e huazimit gjatë kësaj merkato.

Por Borussia Dortmund nuk vendosi ta largojë, duke e mbajtur në skuadër. Megjithatë, një skenar i tillë nuk pritet të ndodh gjatë merkatos së verës së ardhshme, kur Gotze i skadon kontrata me verdhezinjtë.

Në të tilla kushte, drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta kërkon të përfitojë nga kjo situatë. Ai pritet të punojë fort për të bindur 27 vjeçarin të transferohet në “Giuseppe Meazza” me kosto zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marotta është i njohur për aftësitë e tij për të siguruar lojtarë fantastik me parametra zero, ku mund të përmendim emra si Andrea Pirlo apo dhe Paul Pogba. Gotze do të mendojë për një shtëpi të re, pasi me ardhjen e lojtarëve si Julian Brandt dhe Thorgan Hazard minutat e tij në “Signal Iduna Park” janë ulur ndjeshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?