FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha braktis grumbullimin e kombëtares, thirret sërish Selmani

Portieri Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi i Kombëtares për arsye dëmtimi sipas një njoftimi të bërë nga zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Andi Vercani. Gardiani nuk do të jetë pjesë e grupit të futbollistëve për ndeshjen e nesërme, ndërkohë që vendin e tij te kuqezinjtë do ta marrë portieri i shpresave, Gentian Selmani.

 

Berisha nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Francës, duke shfaqur disa probleme në seancat stërvitore. Ai do të rikthehet te skuadra e SPAL për t’u rikuperuar sa më shpejt nga dëmtimi. Në portë në ndeshjen ndaj Islandës do të konfirmohet sërish portieri Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket Selmanit, ai ishte i grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për ndeshjen kualifikuese të shpresave ndaj Austrisë, megjithatë është përgjigjur prezent pas problemit të Berishës. Shqipëria luan në mbrëmjen e nesërme në orën 20:45 sfidën kualifikuese për “Euro 2020”, ndaj Islandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?