Berisha më i miri te SPAL, Gasperini “pendohet” dhe e përgëzon

Etrit Berisha ishte një ndër më të mirët te SPAL pas humbjes 2-3 me përmbysje ndaj Atalantës. “Gardiani” shqiptar bëri gjithçka mundej për të ndalur furinë e bergamaskëve, me të cilët luante deri pak muaj më parë. Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, e vlerësoi maksimalisht 30-vjeçarin, që me pritjet e tij e mbajti të hapur sfidën deri në fund.

 

“Teknikisht, ishte një ndeshje e mirë. Berisha ishte më i miri në radhët e SPAL-it. Etriti është një ish-i ynë, me të vërtetë qe mjaft e vështirë për ta kapërcyer. Atalanta mundi një ekip që me ish-in tonë bëri me të vërtetë mirë”, deklaroi Gasperini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Etrit Berisha u largua nga Atalanta gjatë kësaj vere për shkak të mungesave të hapësirave te bergamëskët, ndërkohë që duket se trajneri i Atalantës është penduar që tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?