Bitri gjen golin e parë në Superligën çeke (VIDEO)
Eneo Bitri ka arritur të gjejë golin e parë në Superligën çeke. Mbrojtësi shqiptar ka qenë protagonisti kryesor i Banik Ostravës në transfertën përballë Slovackos, pasi ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij.
Ostrava ka fituar 1-0 dhe autori i golit të vetëm ka qenë ish-mbrojtësi i Partizanit, që shënon kështu golin e tij të parë në kampionatin çek.
Një 3-pikësh i çmuar për Ostravën, që pas këtij suksesi mban gjallë shpresat për mbijetesë.
KOHA JONË SONDAZH

