“Blerja më e keqe në histori”, tifozët e Al Nassr shpërthejnë ndaj Ronaldos

Cristiano Ronaldo rrezikon ta mbyllë sezonin e tij me asnjë titull. Zhgënjimi i fundit i klubit saudit, ku u transferua në janar xhevahiri portugez, u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës Kombëtare (King Cup) ndaj Al Wehda (ekipi i pestë në kampionatin saudit), duke u shoqëruar me një lum kritikash ndaj CR7.

Pasi iu përjashtua një lojtar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë të Kupës së Mbretit, Al Wehda u detyrua të luante kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos në 10 lojtarë. Pavarësisht kësaj, skuadra e portugez nuk mundi ta përmbyste disavantazhin.

Sulmuesi u shfaq i tërbuar pas eliminimit në kupë dhe disa tifozë të Al Nassr e kanë cilësuar në rrjetet sociale si “blerja më e keqe në histori”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?