Blerja më e re e Interit mbërrin në Milano për vizitat mjekësore
Në shtëpinë e Interit sot është dita e Marcus Thuram. Sulmuesi francez ka mbërritur sot në Milano më avion privat dhe më pas i është drejtuar klinikës për të kryer vizitat mjekësore.
Gjatë pasdites nëse gjithçka do të shkojë mirë, atëherë do të vijë dhe firma, e cila do të jetë deri në vitin 2028. Lojtari ndërkohë pritet të përfitojë 6 milionë euro në sezon.
Thuram vjen nga skuadra e Borussia Moenchengladbach me parametra zero, pasi i përfundon kontrata më 30 qershor. Sa i përket numrit të fanellës me shumë mundësi do të jetë 9, e cila u la bosh pas largimit të Dzekos. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

