Boksieri shqiptar Kristian Prenga nderohet me çmimin e lartë në SHBA

Kristian Prenga, një nga boksierët më të mirë shqiptarë, ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në Amerikë, duke arritur rezultate të rëndësishme.

E për këtë, së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Garfield, Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Erin Nora Delaney i dorëzuan atij çmimin “Çelësi i qytetit”.

Ka qenë vetë Prenga që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke mos harruar të falënderojë të gjithë për mbështetjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Kristian Prengës në rrjetet sociale:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit. Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?