Bologna befason Atalantën, vendosin Sansone dhe Orsolini (VIDEO)

Bologna ka arritur një fitore suprizuese 2-0 në transfertë ndaj Atalantës dhe vazhdon ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Sansone dhe Orsolini shënojnë në pjesën e dytë për skuadrën e Thiago Mottas, që tashmë e sheh vetën në kuotën e 43 pikëve në renditje.

Suprizohet në shtëpi Atalanta, që në rast fitoreje mund të arrinte Interin në klasifikim. Miqtë nisin mirë takimin dhe rrezikojnë me Barrow, vendasit përgjigjen me Hojlund, por portat mbeten të paprekura në pjesën e parë.

Sansone zhbllokon ndeshjen, zikaltërit nuk arrijnë të reagojnë dhe mendon Orsolini, që të vulosë fatin e kësaj sfide.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?