FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Italia, Ronaldo “sponsorizon” transferimin e Icardit te Juvja

Të gjitha rrugët (tani për tani) të çojnë në Londër, me drejtorin sportiv të Juventusit, Paratici i cili po dëgjon ofertat për Ruganin, ndërkohë që po mbyllë dhe shkëmbimin Cancelo-Danilo me Manchester City-in. Megjithatë, më vonë, Juve mund të ndalet në Milano për të bërë disa shpenzime. “Gazzetta dello Sport” raporton se pas shitjeve bardhezinjtë do të synojnë afrimin e Mauro Icardit, i cili është jashtë planeve të Contes për sezonin e ri.

 

Për të arritur kompletimin e këtij transferimi do të duhet durim, ndoshta dhe disa javë. Dybala për momentin vijon që të mbetet në merkato, teksa për të ka oferta konkrete nga Manchester United dhe nga PSG që ka propozuar 60 milionë euro. CR7 pretendon për një partner të nivelit të lart në qendër të sulmit. Portugezi do të ishte i kënaqur edhe me Lukakun, por preferenca e tij e parë është Mauro Icardi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka dhënë miratimin për blerjen e argjentinasit, i cili është një “vrasës” i vërtet brenda zonës kundërshtare dhe mund të ndihmojë Ronaldon për të krijuar më shumë hapësira. Ish-kapiteni i Interit i ka të gjitha parametrat e duhura që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” të ketë më shumë liri. Tani “topi” kalon në dorën e drejtuesve që duhet të bëjnë sakrificën e fundit për këtë merkato. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?