FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Spanja, PSG në bisedime të avancuara me Realin për Neymar

PSG është në bisedime me Real Madridin për Neymar, teksa tratativat kanë nisur. Nga Spanja vijnë fjalët e drejtori sportiv të parizienëve, Leonardo, duke konfirmuar një nga tratativat më të rëndësishme të kësaj vere.

Dëshira e sulmuesit është që të rikthehet te Barcelona, por klubi francez ua ka propozuar rivalëve të blaugranëve, Real Madrid. Neymar nuk është përfshirë për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Nimes. Trajneri Tuchel është shprehur se mungesa e tij vjen për shkak dëmtimi, por mesa duket braziliani mungon për shkak se është zyrtarisht në merkato.

PSG do të kërkojë një çmim më të ulët për Real Madridin. Leonardo sipas gazetës “Marca” ka konfirmuar se tratativat janë në fazë të avancuar: “Bisedimet po ecin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Të gjithë kemi nevojë që e ardhmja e futbollistit të qartësohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymar te Real Madrid mund të jetë akti final i një telenovele të gjatë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?