FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Spanja/ Real Madrid kërkon rikthimin e Zidane

Programi i njohur në Spanjë “Jugones” raporton se Solari pritet që të shkarkohet nga madrilenët pas ndeshjes kundër Valladolid, të dielën në mbrëmje. Presidenti Fiorentino Perez ka nisur kontaktet për ta zëvendësuar me Zidane.

Numri një i ka kërkuar trajnerit francez që të rikthehet në krye të ekipit, pasi ky i fundit dha dorëheqjen në muajin maj. Për momentin ai u është përgjigjur negativisht, por mësohet se ka dhënë miratimin për në muajin qershor.

Reali është gati për t’i dhënë kompetenca të plota për largimet dhe afrimet gjatë merkato së verës. Alternativa tjetër sipas programit të La Sexta është Jose Mourinho, aktualisht pa ekip. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?