Bosnje-Hercegovina mbyll para kohe sezonin, Sarajevo fiton titullin

Teksa shumica e Federatave Europiane të Futbollit kanë zyrtarizuar datat e rifillimit të këtij sezoni për t’i përcaktuar verdiktet në fushë, ka edhe nga liga që kanë zgjedhur rrugën e kundërt duke mbyllur përpara kohe kampionatet dhe duke lënë në fuqi renditjen aktuale.

Pas shteteve si Franca, Holanda, Belgjika, Skocia e Qipro u është bashkuar edhe një vend ballkanik si Bosnje-Hercegovina. Federata boshnjake e futbollit ka vendosur të mbyllë përfundimisht këtë sezon futbollistik edhe pse numri i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet është diçka më shumë se 2500 persona dhe aktualisht kanë humbur jetën 157 veta.

Me mbylljen e parakohshme të sezonit, titulli kampion ka shkuar për të dytin vit radhazi për skuadrën e Sarajevos, ndërsa nga kategoria kanë rënë Celik dhe Zvijezda.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?