Brahim Diaz prezantohet te Reali, Perez: Lojtar që do na bëjë më të fortë!
Brahim Diaz është rikthyer te Real Madrid pas tre sezoneve të shkëlqyera te Milan. Mesfushori u prezantua këtë të martë te “Los Blancos”, ndërsa presidenti i klubit, Florentino Perez, nuk i kurseu fjalët e mira për të, duke shpresuar se do të vijë me formën si te kuqezinjtë.
“Ne mirëpresim një nga ata lojtarë që do të na bëjë edhe më të fortë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë ekip. Askush nuk duhet të ketë dyshime, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një ekip fitues. Çdo fitore na jep shtysë për të marrë edhe një tjetër, Reali është i pangopur. Sot Brahim kthehet në Madrid.
Mirë se erdhe në shtëpi, pasi le gjurmë në një nga klubet më legjendare, atë të Milanit. Ne e dimë se sa shumë ke luftuar për ta veshur sërish këtë fanellë. Tifozët madrilen do të vlerësojnë futbollin dhe magjinë tënde, ne jemi të lumtur me kthimin tënd.”-u shpreh kreu i Real Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

