Brahim Diaz rrezikon të mbetet jashë listës së Champions League

Brahim Diaz rrezikon të mbetet jashtë listës së Milanit. Futbollisti spanjoll është në balotazh me Yacine Adli, teksa Stefano Pioli duhet të marrë një vendim për 24 emrat që do të përfshihen në listë.

31 është numri aktual i lojtarëve të kuqezinjve aktualisht, teksa të sigurt që do të mungojnë janë Tatarusanu, Bakayoko, Ibrahimovic dhe Lazetic. Më pas duhet te sakrifikohen me logjik dhe një trekuartist dhe dy mbrojtës, ku mes tyre është dhe Ballo-Toure.

Kuqezinjtë këtë sezon janë shortuar në grup me Chelea-n, Leipzig dhe Dinamo Zagreb, teksa objektivi minimal është kualifikimi për në raundin tjetër. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?