Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti: Do bindim Perez që ta lërë të lirë!

Brazili nuk ka në plan të heqë dorë nga Carlo Ancelotti. Drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit po këmbëngulin që tekniku italian të marrë me çdo kusht drejtimin e Seleçaos dhe këtë gjë e konfirmon vetë presidenti i Federatës, Ednaldo Rodgiues.

Ai i ka kërkuar ndihmë homologut të tij spanjoll, Luis Rubiales që t’i ndërmjetësojë një takim me Florentino Perez për ta bindur që të lejë të lirë Ancelottin.

“Do të shohim nëse Rubiales do të arrijë të ndërmjetësojë një takim me Perezin. Jemi në Spanjë deri më 18 qershor dhe do të provojmë të organizojmë një takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të ishte bukur të trajnonte një nga Kombëtaret më të mira në botë, pa i hequr asnjë meritë trajnerëve të tjerë dhe Kombëtareve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam këtu me Luis Rubiales që është një mikë i mirë i Florentino Perezit dhe do t’i kërkoj që t’i thotë një fjalë të mirë Perezit për të lënë të lirë Ancelottin”, deklaroi presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?