Brazili shpërblim të çmendur për lojtarët e Islandës nëse fitojnë sot ndaj Argjentinës

Ka startuar ndeshje ndërmjet Argjentiëns dhe Islandës, teksa interesimi është i madh si në stadium ashtu edhe jashtë saj. Tifozët e Brazilit, që kanë vendosur të bëjnë tifo për Islandën në ndeshjen që ishullorët luajnë ndaj Argjentinës. Islanda, skuadra më simpatike e Botërorit, debutuese në këtë event, do të kërkojë të ndalë Argjentinën favorite dhe për t’ia dalë mbanë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të “Selecao”.

Në rast se islandezët do të arrijnë të fitojnë ndaj Argjentinës, të gjithë lojtarët e ekipit europian do të furnizohen me birra falas për tërë jetën nga një fabrikë birre braziliane, La Skol, e cila ka kërkuar sot binjakëzimin me kombëtaren e Islandës.

Kjo do të vlejë edhe për mjaft tifozë islandezë që ndodhen në Moskë, që do të kenë një mundësi më shumë për të bërë tifo për idhujt e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?