Brazili vendos rekord, skuadra që ka shënuar më shumë në historinë e Kupës së Botës

Me fitoren ndaj Meksikës Brazili jo vetëm që u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Botës për të 7-tën herë radhazi por në të njëjtën kohë vendosi edhe një rekord historik. Me 2 golat e realizuar ndaj përfaqësues Tricolor nga Neymar dhe Firmino, Seleçao u bë skuadra që ka shënuar më shumë gola në historinë e kampionateve Botërorë plot 228 të tillë.

Brazili la pas Gjermaninë që ka shënuar 226 gola në total dhe përpara startit të Botërorit Rusi 2018, mbante vendin e parë në këtë klasifikim special me 224 finalizime, 3 më shumë se Brazili që kishte 221. 5-herë kampionët e botës janë gjithashtu janë gjithashtu skuadra e vetme që kanë marrë pjesë në të gjithë kampionatet botërorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?