FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu i jep lamtumirën Luftëtarit: Do të jem i juaji gjithmonë!

Dejvi Bregu sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Luftëtarit.  Në përfundim të ndeshjes ndaj Skënderbeut, Bregu u pa me lot në sy dhe pas ndeshjes shpjegoi se ato lot dilnin nga shpirti dhe ishin lot mirënjohjeje. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, futbollisti vlonjate i ka dhënë lamtumirën klubit gjirokastrit.

Ja mesazhi i plotë:

“Jeta është e ndërtuar nga cikle dhe erdhi momenti që cikli im 2 vjeçar e gjysmë të mbaroj në mënyrën më të bukur me Luftëtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falënderoj çdo shok të ekipit për ndihmën dhe për sfidat qe kemi kaluar, falënderoj çdo trajner që më ka mësuar shumë në këtë periudhë, falënderoj çdo tifoz që më ka përkrahur dhe që është mirënjohës për atë çfarë kam kontribuar për këtë klub.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja ime e fundit në Gjirokastër në atë që tashmë quhet shtëpia ime e dytë…faleminderit për duartrokitjet e sotme !

Lotët e mi sot janë lot mirënjohje që dolën nga shpirti për gjithcka çfarë kam kaluar…

I juaji gjithmonë Dejvi Bregu…”, shuhet në postimin e mesfushorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?