Bregu përlotet si Bufon: Mirënjohës Luftëtarit, Milinkoviç më bëri burrë
Jo vetëm Xhanluixhi Bufon te Juventusi, por edhe sulmuesi i talentuar vlonjat, Dejvi Bregu përjetoi ndjesinë e një “standing ovation-i” spektakolar nga tifozeria e Luftëtarit, në ndeshjen e tij të fundit me gjirokastritët. Bregu shënoi një tjetër gol sot dhe falënderoi të gjithë ambientin në klubin e Luftëtarit, që e ‘kanë burrëruar’, siç e ka thënë vet ai.
“Ishin lot që dalin nga shpirti, i jam shumë mirënjohës çdo njeriu që më ka përkrahur. Dua të falënderoj çdo shok të skuadrës dhe drejtues. Kartoni im është i Skënderbeut, dhe për të ardhmen e di agjenti im dhe klubi i Skënderbeut.
Jam shumë krenar, të gjithë këtu janë krenarë. Të gjithë e meritojnë këtë sakrificë. Shpresoj që të gjithë ta njohin këtë mund tonin. Jam përmirësuar në gjithçka. Milinkoviç më bëri burrë. Përveç cilësive të mira teknike, më mësoi që duhet të vrapoj. Lika më ka përmirësuar në pozicionin tekniko-taktik dhe nga personaliteti jam rritur. Kjo ka ardhur nga minutat që ky klub më besoi, unë mendoj që ia u shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Bregu.
KOHA JONË SONDAZH

